Anglezët të “dashuruar” pas Malen, Dortmundi vendos çmimin

10 months ago 14

Donelly Malen është idhulli më i ri i tifozerisë së Dortmund, por mesa duket edhe për pak kohë, pasi për të kanë shfaqur mjaft interes skaudrat angleze.

24-vjeçari Malen ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë dy asiste në 18 paraqitje gjatë këtij sezoni.

Forma e tij e jashtëzakonshme e tij nuk kanë mbetur pa u vënë re nga klubet e Premier League, të cilat po mendojnë të afrojnë sulmuesin holandez nga Borussia Dortmund.

Siç raportohet nga Sky Sport Deutschland, ish-lojtari i Feyenoord-it pëlqehet shumë nga Liverpool dhe Manchester United.

Kërkesa e verdhezinjve varion nga 30-35 milionë, praktikisht një shumë e njëjtë parash e cila shkoi në arkat për skuadrën e Roterdamit në korrik 2021. Lojtari ka ndërruar së fundmi agjent nuk përjashtohet ndonjë largim i mundshëm nga Signal Iduna Park.

Read Entire Article