Anglia në vendin e parë për merkaton

1 year ago 29
Reklamë
20:45 15/08/2023

Arabia Saudite renditet e pesta deri më tani

Anglia po bën një merkato të kushtueshme në hyrje. Skuadrat në të gjitha kategoritë kanë shpenzuar deri më 14 gusht 2 miliard e 227 milion euro. Përllogaritjet janë bërë nga Qendra Ndërkombëtare për Studimet në Sport.

Anglezët deri më tani kanë nxjerrë nga arkat më shumë se 3 vendet ndjekëse në këtë renditje, Franca, Italia dhe Gjermania. Ekipet francezë deri më tani kanë një kosto 711 milion euro, ato italiane vetëm 1 milion më pak, ndërsa gjermanet 694 milion në total.

Vendi i pestë është për Arabinë Saudite me 528 milion. Ky kampionat po shpenzon për të afruar lojtarë të njohur nga Europa. Në dhjetëshen e parë janë edhe Spanja, Portugalia, Holanda, Belgjika e Turqia.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article