Anglia shkon në finale

1 year ago 27
Reklamë
23:39 16/08/2023

Kombëtarja angleze e femrave mundi Austalinë në gjysmëfinale 3-1

Kombëtarja angleze e femrave ka bërë historinë, duke arritur në finalen e saj të parë të Kupës së Botës, pasi mposhti Australinë 3-1.

“Luaneshat” do të përballen me Spanjën të dielën për të përcaktuar kampionen e re të botës.

Në një atmosferë të jashtëzakonshme në stadiumin Australia, rezultatin e zhbllokoi Ela Ton në minutën e 36 të lojës.

Australianet pësuan golin e tyre të parë në Kupën e Botës që nga ndeshja e dytë në grup kundër Nigerisë.

Barazpeshën në gjysmëfinale e risolli kapitenia Sem Ker, që realizoi me një gjuajtje të bukur nga jashtë zone.

Anglia rimori avantazhin falë golit të Lauren Himp në minutën e 71’.

15 minuta më pas Ruso vulosi fitoren e Anglisë.

Kombëtarja australiane do të luajë një ndeshje të fundit, finalen e vogël kundër Suedisë të shtunën, për të përcaktuar vendin e tretë të kompeticonit.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article