Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

6 months ago 13

Sulmuesi anësor i Kombëtares së Shqipërisë, Anis Mehmeti ka qenë vendimtar në fitoren e ekipit të tij, Bristol City ndaj Leicester Cityt.

Bristol City ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Leicester Cityt në ndeshjen e parë të javës së 39-të në Championship.

Goli i vetëm në këtë fitore të vendasve erdhi në minutën e 73-të të ndeshjes.

WHAT A WIN!!! 🙌 pic.twitter.com/dDhWP4ksOP

— Bristol City FC (@BristolCity) March 29, 2024

Ky gol u shënua nga sulmuesi anësor shqiptar, Anis Mehmeti, i cili ia siguroi tri pikë skuadrës së tij.

Goli erdhi pas një goditje të fortë me të majtën, nga një distancë rreth 16 metra.

Ky ishte goli i tretë i 23-vjeçarit shqiptar, i cili ka shtuar edhe një asistim deri tani këtë sezon. /Telegrafi/

⚽ Anis Mehmeti scores a goal against Leicester City. pic.twitter.com/gPTMJAZfMZ

— Albanian Football 🇦🇱 (@Albaniafooty_EN) March 29, 2024

Read Entire Article