Ankth në Inter-Verona/ Zikaltrit ruajnë kreun e kampionatit

9 months ago 37
23:04 06/01/2024

Ndeshje spektakolare dhe me ankth deri në sekondat e fundit. Inter mori një fitore të rëndësishme ndaj Veronas, duke ruajtur kreun e Serie A. Zikaltërit gjetën të parët golin me Lautaro Martinez që shënoi në minutën e 13’, duke u rikthyer në mënyrën më të mirë nga dëmtimi.

Inter pati mundësinë të dyfishonte avantazhin, megjithatë goli i Lautaros në minutën e 49’ u anulua për “offside” pas verifikimit në VAR. Verona reagoi, por mundi të barazonte vetëm në minutën e 74’, me Henry që shënoi në prekjen e parë të topit, pasi kishte vetëm një minutë në fushën e lojës.

Edhe pse minutat e fundit të ndeshjes, Inter tentoi të fitonte dhe ia arriti në minutën e 3 shtesë. Pas një rrëmuje në zone, Frattesi shfrytëzoi momentin dhe i dha avantazhin zikaltërve.

Nga ana tjetër, edhe Verona ishte në formë të mirë pasi edhe me 10 lojtarë, arriti të fitonte një penallti. Henry shkoi pranë pikës së bardhë por goditja e tij ishte e dobët dhe e pasaktë.

Ankthi i sekondave të fundit u kthye në gëzim për Interin që tashmë është me 48 pikë në krye të renditjes.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article