Ansu Fati po kërkon të kthehet te Barcelona pas aventurës jo aq të mirë te Brighton

6 months ago 5

Ansu Fati po shtyn të kthehet te Barcelona sezonin e ardhshëm, pas një huazimi te Brighton.

Fati u dërgua në Brighton për të rifituar formën e tij dhe për të luajtur futboll më rregullisht, por kjo nuk ka ndodhur deri më tani.

Në ndeshjen e fundit të Brighton në Ligën Premier kundër Brentford, Fati as nuk u fut në skuadër, me De Zerbin që tha se ai u la jashtë për arsye taktike pasi i duhet të përmirësojë mentalitetin, aftësinë dhe mprehtësinë e tij.

Sulmuesi spanjoll pësoi një dëmtim të rëndë në dhjetor që e mbajti jashtë për tre muaj dhe është paraqitur vetëm në 23 ndeshje këtë sezon.

Ai përfundoi vetëm një herë 90 minuta dhe ka qenë zëvendësues në 16 raste.

https://telegrafi.com/barcelona-ka-dy-jave-kohe-per-te-zgjedhur-numrin-10-ne-klub-kane-tri-opsione/

Megjithatë, ka shenja të talentit të tij, pasi në këta minuta ai ka katër gola dhe një asist këtë sezon për klubin anglez.

Edhe rrezikshmëria e tij pra porte mbetet evidente, pasi që ka 0.77 (xGA) për ndeshje, që është shifra më e mirë në Brighton.

Fati thjesht nuk po e jep atë që kërkohet nga ai në fushë në mënyrë të vazhdueshme. /Telegrafi/

Read Entire Article