Arabia i kërkon Mançinit kthesën

1 year ago 63
Reklamë
12:59 14/09/2023

Roberto Mançini e nisi punën te Arabia Saudite me këmbë të gabuar.

Dy miqësoret e luajtura në Njukestëll përfunduan 1-3 për Kosta Rikën, që më pas humbi 4-1 kundër rivalëve të sauditëve, Emiratet e Bashkuara Arabe, e pastaj 1-0 ndaj Koresë së Jugut.

Edhe pse është herët për kritika të forta, drejtuesit e federatës saudite i kanë kërkuar trajnerit italian që të sjellë kthesën në kombëtare.  Në vend ka pakënaqësi për mënyrën se si përfaqësuesja pësoi golat, e po ashtu edhe për gabimet në prapavijë.

Mançini duhet që të sjellë sukseset aq shumë të kërkuara nga tifozët në sfidat që do të luhen në tetor. Në datën 13, Arabia Saudite do të ndeshet në miqësore kundër Nigerisë, ndërsa katër ditë më pas sfidon Malin.

Këto teste shikohen si thelbësore në punën e Mançinit, pasi do të jenë të fundit përpara sfidave zyrtare. Në mes të nëntorit, Arabia Saudite luan në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 dhe në janar në Kupën e Azisë.

Në Riad e dinë se Mançini ka nevojë për kohë, por ata presin nga italiani që koha për të rikthyer sukseset në kombëtare të mos jetë shumë e gjatë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article