Arabia mbyll “rubinetin”/ Merkato e dimrit me kursime

9 months ago 13
21:21 06/01/2024

Merkato e dimrit në Arabi ka nisur shumë më ngadalë. Fondi i Investimeve Publike i qeverisë saudite, që financon katër klubet e mëdha të vendit (Al Hilal, Al Nassr, Al Ittihad dhe Al Ahli), ka vendosur kufizime për afrimin e futbollistëve.

Të gjitha këto klube do të duhet të bëjnë merkato me shpenzimet e tyre. Për më tepër, çdo nënshkrim duhet të autorizohet financiarisht përmes një sërë kërkesash komplekse që duket se për momentin e mbyllin rubinetin e parve.

Pa mbështetjen e PIF-it, është e pamundur të mbërrijnë futbollistët cilësorë siç ndodhi gjatë verës, kur Arabia Saudite e ktheu tregun përmbys në mbarë botën dhe u bë kampionati i dytë me shpenzime më të larta në planet, pas Premier League.

Kjo rrethanë ka zemëruar tifozët e Al Ittihad, skuadra e Benzema, e cila është e shtata në tabelë dhe është larg as kualifikimi për në Champions League Aziatike. Është klubi që ka më shumë nevojë për të forcuar veten, por do të duhet të mbështetet ekonomikisht për ta bërë këtë.

Përkundrazi, Al Hilal, klubi i madh saudit dhe kryesuesi i kampinatit, është favorit i qartë, pasi nuk do që të përforcohen skuadrat rivale në luftën për titull.

Ditët e fundit kanë dalë zëra për lojtarë dhe trajnerë që nuk janë rehat në futbollin saudit. Gjithashtu flitet për një largim të mundshëm të Firminos nga Al Ahli dhe një tjetër për trajnerin Steven Gerrard nga Al Ettifaq.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article