Arbitrat e Premier League po trajnohen nga pilotët

10 months ago 45
23:00 24/11/2023

Po mësojnë si të komunikojnë gjatë ndeshjes

Duke përfituar nga pushimi i kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve në kualifikueset e europianit, federate angleze e futbollit mendoi të përfitojë për t’u bërë arbitrave të VAR dhe atyre kryesorë një trajnim të veçantë me pilotët e British Airways.

Siç raporton gazeta britanike The Times, arbitrat duhet të kenë me kolegët e tjerë një mënyrë komunikimi në situata të vështira dhe kaotike. Pikërisht në këtë u bazua edhe kursi i paraqitur nga pilotët, me qëllim shmangien e gabimeve të tjera siç ndodhi në Tottenham-Liverpool, ku VAR-i dhe arbitri kryesor nuk u kuptuan me njëri-tjetrin dhe u anulua një gol i rregullt për pozicion jashtë loje në fushë.

Dy pilotët u treguan arbitrave mënyrën e thjeshtë, të shpejtë, me pak rrokje dhe rrjedhimisht të qartë. Veç kësaj pilotët ofruan teknikat se si arbitrat të ruajnë qetësinë nën një presion dhe zhurmë të madha, nga publiku dhe futbollistët kur përballen me situata delikate. Idea për të trajnuar arbitrat e dhe video arbitrat me pilotët e British Airways ishte e Howard Webb , kreu i sektorit të arbitrimit në Angli. Është prezantuar gjithashtu një protokoll i ri komunikimi i arbitrave i cili përpiqet të sigurojë transparencë më të madhe në procesin e vendimmarrjes.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article