Arbitrat futen në testim

9 months ago 31
23:00 10/01/2024

FSHF: Do iu nënshtrohen provës fizike dhe teorike

Tre ditë para fillimit të fazës së dytë të kampionatit, arbitrat shqiptarë po iu nënshtrohen testeve fizike dhe teorike pranë federatës së futbollit. Xhaketat e zeza duhet t’u përmbahen standardeve të vendosura nga organizmat ndërkombëtarë për të treguar se janë të gatshëm të përballen me realitetin e ndeshjeve

Në testime arbitrat duhet të tregojnë formën e mirë fizike pasi do të vrapojnë thuajse sa futbollistët. Paraqitjet e mira dhe vendimet korrektë të tyre kanë bërë që UEFA dhe FIFA t’i akordojnë Shqipërisë 4 arbitra kryesorë dhe asistentët e tyre në ndeshjet e organizuara prej tyre.

Arbitrat shqiptar iu nënshtrohen këtyre testimeve katër herë gjatë një sezoni.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article