Arbitrat shqiptarë “thyejnë” kufinjtë

1 year ago 54
Reklamë
19:39 13/09/2023

Katër gjyqtarë do të vendosin drejtësi në duelin e grupeve të Champion, Young Boys-Leipzig

Arbitrat shqiptarë vazhdojnë të ngjisin shkallët e karrierës në arenën ndërkombëtare dhe së fundmi një lajm i mirë vjen nga UEFA.

Për herë të parë në histori, një katërshe arbitrash shqiptarë do të gjykojnë një ndeshje të fazës së grupeve në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, Champions League. Arbitrat Enea Jorgji, kryesor, asistentët Denis Rexha e Ridiger Çokaj, si edhe Florian Lata si arbitër i katërt, do të drejtojnë ndeshjen e Grupit G, Young Boys-Leipzig, që do të luhet më 19 Shtator në Zvicër.

Në të kaluarën arbitrat shqiptare kanë drejtuar ndeshje ndërkombëtare të niveleve eliminatore apo edhe miqësore ndërkombëtar të rëndësishme, por jo ndeshje të fazës së grupeve të UEFA Champions League.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article