Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol të bukur ndaj Real Sociedadit

5 months ago 13

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol të bukur ndaj Real Sociedadit

Real Madridi ka kaluar në avantazh në sfidën ndaj Real Sociedadit të cilën po e luan në udhëtim në kuadër të javës së 33-të në elitën e futbollit spanjoll.

Po zhvillohej minuta e 29-të kur Dani Carvajal me një pasim milimetrik asistoi Gulerin brenda zonës i cili u tregua gjakftohtë përballë portierit.

Ky ishte goli i dytë i turkut me fanellën e Real Madridit, pasi më herët gjatë këtij sezoni shënoi edhe ndaj Celta Vigos në ‘Santiago Bernabeu’.

Real Madridi nëse fiton në fund do i afrohet edhe më shumë titullit kampion, që do të ishte i 36-ti në histori të klubit./Telegrafi/

ARDA GULER WE ARE ALIVE pic.twitter.com/zn1vAl75J0

— WolfRMFC (@WolfRMFC) April 26, 2024

Read Entire Article