Në Gjermani e bëjnë fakt, Alonso largohet nga Leverkuseni

4 hours ago 17

Në Gjermani e bëjnë fakt të kryer që Xavi Alonso në fund të sezonit do të largohet nga Bayer Leverkusen, skuadrë të cilën e shpalli pë herë të parë në histori si kampione të Gjermanisë.

Interesi rreth tij është rritur dhe Bajer Leverkusen, që ia doli ta mbante gjatë verës duke i rinovuar kontratën, tashmë duket i sigurt se ai do t’i japë lamtumirën në verën e vitit 2025. “Sky Sports DE” shpjegon se në klub janë të bindur se 42-vjeçari do t’u japë lamtumirën gjermanëve për të shkuar në një nga klubet e mëdha që e vëzhgojnë me interes.

Kjo kuptohet ag fakti se ata kanë nisur kërkimin për pasardhësin e tij, duke piketuar dy emra. I pari është trajneri aktual i Shtutgartit, Sebastian Hënes. Ndërsa tjetri është zëvendëstrajneri i përfaqësueses së Gjermanisë, Sandro Vagner.

Të dy këto emra janë kontaktuar edhe nga klube të tjera të Bundesligës e jo vetëm, por Leverkusen duket si opsioni më i mirë i mundshëm për ta duke pasur parasysh se çfarë skuadre i lë në dispozicion Çabi Alonso.

Read Entire Article