Argjentina feston në “Maracana”, kampionët e botës mundin Brazilin

10 months ago 34
12:10 22/11/2023

Argjentina e Lionel Messit festoi sikur të kishte fituar sërish Kupën e Botës pasi mundi Brazilin në “Marakana” 1-0. Kjo ishte humbja e parë e verdhëjeshilëve në shtëpi në kualifikueset e Kupës së Botës.

Loja ishte e tensionuar si në fushë, ashtu edhe në tribuna. Të shumtë ishin fansat që shkuan në “Maracana” për të parë Messi-n në atë që mendohet si ndeshja e tij e fundit në Brazil.

Por fatin e takimit nuk e vendosi tetë herë fituesi i Topit të Artë, por Nicolás Otamendi që shënoi golin e vetëm të ndeshjes.

Fillimi i sfidës u vonua me gjysmë pasi policia u përlesh me tifozët.

Vendasit dhe tifozët miq nisën të përplaseshin dhunshëm gjatë këndimit të himneve kombëtare. Policia ndërhyri dhe mes tyre e argjentinasve situata u pëshkallëzua. Mesi dhe futbollistë të tjerë argjentinas u afruan në tribuna dhe tentuan që të qetësonin fansat e tyre.

Më pas ata u futën në dhomat e zhveshjes. Policia e Rio de Zhaneiros tha se tetë persona u vunë në pranga për trazirat. Në fund, festa ishte për kampionët e botës, që pësuan humbjen e tretë radhazi në kualifikueset e botërorit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article