Armand Duka në “Klan News Sport”: Kualifikimi në Euro 2024, “qershia mbi tortë” e këtij viti

11 months ago 45
00:09 05/11/2023

Kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2024 është më pranë se kurrë. Vetëm një pikë në dy ndeshjet e mbetura ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe janë objektivi i radhës për kombëtaren e trajnerit Silvinjo. Për këtë shkak, FSHF ka nisur përgatitjet për të gjetur edhe vendqëndrimin e kombëtares në tokën gjermane. Këtë e zbuloi presidenti i Federatës, Armand Duka në një intervistë ekskluzive në “Klan News Sport”.

Pasi kemi fituar me Çekinë, kam menduar që çdo gjë u mbyll, por çdo ditë kalon, aq më tepër preokupohem dhe them që jo, nuk është mbyllur. Nuk kemi përse të bëmë matematikë, nuk kemi përse të luajmë për një pikë, do luajmë për më shumë sesa një pikë. Do luajmë për të qenë të parët në grup dhe për ë vulosur një sezon, apo një vit 2023, një sezon kualifikues më të mirin e historisë së Shqipërisë. Kemi vizituar disa qendra stërvitore, bashkë me hotelin në të cilat mund të akomodohet ekipi në rast kualifikimi. Pra, nëse do bëjmë në këto ndeshje, kam besim që do bëjmë mirë”.

I pyetur nga moderatorja Viola Spiro, Duka tregoi se çdo lojtarë shqiptare e ka derën e hapur për t’u veshur kuqezi.

“Është luks për ne që nëse do shohësh, në ndeshjet e fundit, stolin e Shqipërisë, të kesh 3 lojtarë nga La Liga, apo nga Premier Liga, megjithëse ka qenë i dëmtuar. Çdo shqiptar duhet luajë për Shqipërinë. Ne nuk kemi paraftuar në kombëtare futbollistë që nuk flasin shqip, apo nuk janë me origjinë shqiptare. Kështu që të gjithë vazhdojnë ta kenë derën e hapur. Padyshim që kemi kualitete shumë të mira, që deri më tani nuk kanë vendosur për ta përfaqësuar kombëtaren shqiptare”.

Kontrata e trajnerit Silvinjo lidhet me kualifikimin në Euro 2024. Me objektivin që po realizohet, Duka ka pranuar se mes palëve nuk janë zhvilluar ende bisedime për zgjatje të marrëveshjes.

“Asnjëherë nuk kam diskutuar me Silvion as ai nuk ka kërkuar dhe as ne, sepse kemi qenë të përqendruar në këtë. Nëse je profesionist i mirë realisht duhet të përqendrohesh në ato që ke përpara. Padyshim që duhet të mendosh edhe diçka për të ardhmen. Mendimi jonë është pozitiv por kjo është një gjë që duhet të diskutohet në tavolinë, nuk kemi një klauzolë automatike për rinovim të kontratës me Silvinjon dhe stafin e tij. Por ne jemi pozitivë, nuk ka përse të mos jemi pozitivë, duke pasur parasysh gjithë këtë që kemi ndërtuar bashkë, gjithë këtë rezultat që kemi arritur bashkë. Kështu që jemi pozitivë për të vazhduar.”

Presidenti i FSHF, Armand Duka e cilësoi si një sukses vitin 2023 për institucionin që ai drejton dhe për futbollin shqiptar të të gjithave kategorive.

“Padyshim që kam bërë më të mirën e mundshme gjithmonë për futbollin. E kam bërë sepse e ndjej ta bëj, është një gjë që vërtetë më kënaq, është një gjë që e kam pasion. Në momentin që nuk e kam pasion unë nuk e bëj, nuk vazhdoj ta bëj”.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article