Armand Duka sot në orën 21:30 në ‘Klan News Sport’, Presidenti i FSHF rrëfehet në 360 gradë

11 months ago 31
12:55 04/11/2023

Objektivat e kombëtares dhe projektet e së ardhmes

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është i ftuari i radhës në emisionin ‘Sport News’ që transmetohet çdo ditë nga e hëna në të shtunë në televizionin kombëtar “Klan News”. Në një intervistë ekskluzive për moderatoren, Viola Spiro, Duka rrëfehet në 360 gradë për atë që ka ndodhur gjatë vitit 2023 në futbollin shqiptar.

“Në total ky vit është nga më të suksesshmit e historisë së futbollit shqiptar. Presim edhe 2 ndeshje për të vulosur apo vërtetë për ta vënë qershinë mbi tortë për vitin 2023 si viti më i suksesshëm”, tha ai.


Shqipëria është shumë pranë kualifikimit për herë të dytë në grupet e Europianit dhe për këtë, FSHF ka nisur tashmë punën për të gjetur vendqëndrimin e kombëtares në tokën gjermane.

“Kemi vizituar disa qendra stërvitore, bashkë me hotelin ku mund të akomodohet ekipi në rast kualifikimi, pra nëse do bëjmë mirë në këto dy ndeshje. Kam besim që do bëjmë mirë”.

Ditët e fundit është diskutuar për shumë emra që mund të afrohen në kombëtaren shqiptare. Edhe për këtë çështje, presidenti Duka zbulon disa prapaskena.

“Çdo shqiptar duhet të luajë për Shqipërinë. Ne nuk kemi ftuar në kombëtare futbollistë që nuk flasin shqip apo që nuk janë me origjinë shqiptare. Të gjithë vazhdojnë ta kenë derën hapur. Padyshim që kemi kualitete shumë të mira që deri tani akoma nuk kanë vendosur për të përfaqësuar kombëtaren shqiptare”, tha Duka

Intervistën e plotë do të keni mundësi për ta ndjekur në ekranin kombëtar “Klan News” nga ora 21:30.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article