Armando Brojës i kërkohet ta përshkruaj Ronaldo me tri fjalë, shqiptari befason me përgjigjen

10 months ago 30

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja ka lartësuar figurën e Cristiano Ronaldos kur është pyetur ta përshkruaj me tri fjalë yllin portugez.

Ronaldo është padyshim njëri nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit, pas të bëmave të tij me Manchester Unitedin, Real Madridin, Juventusin dhe kombëtaren e Portugalisë.

Portugezi dhe Lionel Messi kanë qenë dominuesit absolut të futbollit botëror në gati dy dekadat e fundit dhe pikërisht këta dy kanë qenë ata të cilët e kanë ndarë mendimin e tifozëve në mes se cili është më i miri.

Për shumë është Messi, i cili ka fituar shtatë Topa të Artë në histori dhe për shumë tjerë Ronaldo që ka fituar pesë herë Topin e Artë.

Kjo pyetje vazhdon t’iu bëhet ende tifozëve, por edhe lojtarëve se cili është më i madhi në histori.

Describe Cristiano Ronaldo in three words?

Armando Broja (Chelsea player):

• The Goat 🐐

• Unbelievable 🤩

• Majestic ✨

pic.twitter.com/5M6zd5J9FJ

— Al Nassr Zone (@TheNassrZone) December 5, 2023

I fundit që është pyetur për Ronaldon është pikërisht sulmuesi shqiptar, Armando Broja, i cili nuk ka hezituar ta përshkruaj shkurt figurën e portugezit.

“Më i madhi i të gjitha kohërave, i pabesueshëm, madhështor”, kanë qenë tri fjalët e Brojës për Ronaldon. /Telegrafi/

Read Entire Article