Armando Sadiku sinjale pozitive nga India

10 months ago 21
21:45 06/12/2023

Dygolësh i sulmuesit kuqezi, në garë për ‘Këpucën e artë’ të kampionatit

Armando Sadiku rikthehet të shkëlqejë në Superligën e Indisë. Sulmuesi shqiptar realizoi dygolësh në barazimin 2-2 që skuadra e tij, Mohun Bagan regjistroi ndaj Odisha.

32-vjeçari realizoi në pjesën e dytë të dy golat, për t’i dhënë një pikë me tepër vlera ekipit të tij. Tashmë Sadiku ngjitet në kuotën e 3 golave në kampionat këtë sezon, duke qënë në mesin e pretendentëve për Këpucën e Artë në Superligën e Indisë.

32-vjeçari mund të jetë një kandidat për tu thirrur në kombëtaren shqiptare në Euro2024, pasi është i vetmi që ka realizuar gol me fanellën kuqezi në një kampionat Europian.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article