“Armë zjarri, municione dhe…”/ I merrnin nga Shkodra, i shisnin në Tiranë, dalin fotot e pesë të arrestuarve në Fresk

7 months ago 3

Personat që shihni në foto janë të arrestuarit e mbrëmjes së djeshme në zonën e Freskut në Tiranë.

BalkanWeb ka siguruar fotot e personave të arrestuar, ndërkohë që janë sekuestruar 11 kallashnikovë ne bagazhin e një automjeti.

Ka dyshime që armët vinin nga Shkodra për t’u shitur në Tiranë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Repishti” u arrestuan Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj dhe Mirjan Hasaj.

Sabian Hasaj, Redi Nika dhe Mirjan Hasaj ishin në automjetin tip “BMW”, ndërkohë që Denis Hasaj dhe Denisa Halilaj ishin në mjetin “Golf”, i cili përdorej për të hapur rrugën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article