Arrestimet për armëmbajtje, Balla: Çdo ditë reagim edhe më i fortë ndaj veprimtarive kriminale

8 months ago 22

Reagim i Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për aksionin e policisë në Mirditë, ku një të riu iu sekuestruan 2 mina, 1 kallashnikov dhe municione. Përmes një mesazhi, Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit.

“🇦🇱 Parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe goditja e armëmbajtjes pa leje rrit sigurinë publike. Përgëzoj Policinë e Shtetit📍Rrëshen për rritjen e forcës parandaluese dhe goditëse, si dhe për rikthimin e besimit të qytetarëve te Policia e Shtetit.

Gjatë natës janë zhvilluar edhe dy operacione kundër trafikimit të armëve dhe për goditjen e shfrytëzimit për prostitucion të personave të mitur. Duhet çdo ditë reagim edhe më i fortë ndaj këtyre veprimtarive kriminale.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article