Arrestimi i Berishës, Luçiano Boçi flet për organizimin e një proteste të madhe dhe aksionin e ardhshëm në Parlament

9 months ago 30

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe një nga eksponentët e rëndësishëm të kësaj partie, thotë në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në News 24, foli rreth një proteste të madhe që pritet të organizohet nga opozita pas arrestimit të Sali Berishës.

“Sigurisht! Ka pasur kërkesa edhe në mbledhjen e Kryesisë dhe kryetarët e degëve. Është në përgatitje e sipër dhe data do të shpallet në ditët në vijim. Gjithçka varet nga ana organizative e jona. Kemi ngritur katër grupe pune. Na takon të punojmë në disa drejtime”, tha ai kur u pyet nëse ishte menduar rreth një proteste të madhe.

Boçi foli edhe për aksionin në Parlament.  “Seanca nuk janë anuluar. Janë kryer me shpejtësi skëterrë dhe kanë miratuar buxhetin e shtetit. Janë shtyrë komisionet. Pjesa e aksionit politik i takon grupit parlamentar. I përket grupit parlamentar të kryej akte më domethënëse”, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article