Arrestimi i dhëndrit të Sali Berishës, Saimir Korreshi tregon nëse do dalë në protestë

1 year ago 29

Deputeti Saimir Korreshi i ftuar në “Më lër të flas”, nuk i ka shpëtuar as pyetjes nëse do dalë në protestë pas arrestimit të dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi.

Korreshi shprehet në protestë del vetëm për të kërkuar respektimin e ligjit, kushtetutës dhe rregullores së parlamentit dhe për asnjë gjë tjetër,

Romeo Veshaj: Zoti Korreshi së fundmi ju e dini me doktorin çfarë ka ndodhur apo jo, që i është arrestuar dhëndri. Ju vetë a do dilni në protestë për dhëndrin e trajnerit tuaj?

Saimir Korreshi: Ne dalim në protestë vetëm për respektimin e ligjit, kushtetutës dhe rregullores së parlamentit.

Donald Veshaj: Doktori thotë që është bërë një padrejtësi nga SPAK-u sepse SPAk-u është i korruptuar dhe ju thoni që jeni me ligjin dhe të drejtën ligjore.

Saimir Korreshi: Unë si jurist jam me shtetin e së drejtës, po na respektuat këto, ne dalim në protestë vetëm po të na mohohet shteti i së drejtës dhe kaq.

Romeo Veshaj: Po dhe në protestë ju nxirrni grushtet vëlla.

Saimir Korreshi: Po varet ka tulla dhe trotuari, por një herë për një herë me grushta (qesh).

Top Channel

Read Entire Article