Arrestimi i Fraklin Xhelajt, reagon Balla: Fund pandëshkueshmërisë!

9 months ago 13

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me ekstradimin nga Franca të Fraklin Xhelajt, i akuzuar si pjesë e një grupi të trafikut të heroinës.

REAGIMI I BALLES
🇦🇱 Përgëzime Interpol Tirana për ekstradimin nga Franca të një personi, i cili kërkohej nga drejtësia shqiptare akuzuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Po punojmë çdo ditë, me intensitet, me Interpol për gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera. Në grackën e policisë ka rënë edhe një person tjetër në kërkim ndërkombëtar, i cili u ndalua gjatë natës në Bari, Itali, i dënuar në Shqipëri me 30 vite burgim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article