Arrestohet greku në Vlorë, u kap duke shitur kanabis me doza

4 months ago 6

Një 27-vjeçar grek u arrestua në Vlorë në kuadër të megaoperacionit të koduar “Tempulli 3”.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia, 27-vjeçari grek u kap duke tregtuar lëndë narkotike, ndërsa në banesë iu gjet një sasi me cannabis sativa, e ndarë në doza.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin grek D. M., 27 vjeç, banues në Gjermani.

Gjatë kontrollit në banesën ku ky shtetas qëndronte, shërbimet e Policisë gjetën doza me lëndë narkotike cannabis, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen kryesisht në lokalet e natës, në qytetin e Vlorës.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article