Arsenal ka gjetur nënshkrimin e tyre të përsosur të janarit, por Liga Saudite mund të prishë transferimin

9 months ago 19

Arsenal me shumë mundësi e ka gjetur nënshkrimin e tyre të përsosur për afatin kalimtar të janarit.

“Topçinjtë” janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë, pasi kanë pësuar katër gola në dy ndeshjet e tyre të fundit dhe shpresat e tyre për titull kanë filluar të zbehen.

Opsioni i tyre i parë në këtë pozicion Oleksandr Zinchenko ka hasur në vështirësi në aspektin defanziv në javët e fundit, ndërsa Takehiro Tomiyasu nuk ka qenë në dispozicion për shkak të lëndimit dhe tashmë ka udhëtuar në Japoni, për t’iu bashkuar kombëtares në kuadër të Kupës së Azisë.

Një opsion potencial për klubin londinez mund të jetë Raphael Guerreiro, i cili nuk është përshtatur siç duhet tek Bayerni.

Sidoqoftë, nëse Arsenali bëjnë një lëvizje për portugezin, ata do të duhet të konkurrojnë me klubet nga Liga Saudite.

Sipas mediumit francez L’Equipe , Al Hilal ka kontaktuar me Guerreiron, si pjesë e një përpjekjeje për të nënshkruar me një mbrojtës të majtë këtë muaj.

Klubi arab thuhet se po kërkon që ta transferoj 30-vjeçarin në formë huazimi, por duke përfshirë një klauzolë të blerjes.

Tifozët nuk janë të kënaqur me performancat e Zinchenkos këtë sezon, andaj klubi mund të mbetet i detyruar që të vlerësoj alternativat në treg./Telegrafi/

Read Entire Article