Arsenal mbetet jashtë kupave

9 months ago 31
12:12 08/01/2024

Liverpool e mund dhe kalon në turin tjetër të FA Cup

Arsenal mbetet jashtë kupave në Angli. Liverpool e mundi 2 – 0 duke kaluar në turin e katërt të FA Cup. Topçinjtë e Londrës që luanin në shtëpi patën më shumë raste, por në fund festoi skuadra e Jurgen Klopp. Kiwior shkaktoi autogol në të 80’, ndërsa Diaz realizoi në minutën e pestë shtesë.

“Jam shumë krenar. Ishte një short tepër i vështirë. Nuk ishte e lehtë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën ndryshuam, pasi hymë në lojën tonë. Shënuam dhe luftuam deri në fund”, tha Klopp.

Manchester City fituesi i FA Cup në fuqi nuk e pati të vështirë ndaj Huddersfield që është pjesë e Championship. Ekipi i Pep Guardiola triumfoi 5 – 0. Dominim absolut i Manchester City që lejoi vetëm 2 goditje në portë kundërshtarit.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article