Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

5 months ago 8

Klubi anglez, Arsenali thuhet se është gati ta shesë mesfushorin ganez, Thomas Partey dhe tashmë dihet edhe çmimi i tij.

Sipas mediumit Football Insider, Arsenali po kërkon në mënyrë aktive një zëvendësues për Thomas Partey gjatë afatit kalimtar të verës.

Partey, kontrata e të cilit zgjat deri në verën e vitit 2025, është në dispozicion për transferim, me Topçinjtë të gatshëm të dështojnë ofertat për yllin ganez.

Klubi ka vendosur një çmim prej 20 deri në 25 milionë funte për largimin e 30-vjeçarit nga Emirates Stadium në fund të sezonit.

Partey ka filluar vetëm gjashtë ndeshje për Arsenalin deri më tani këtë sezon, pasi kaloi një pjesë të madhe të sezonit 2023/24 me lëndime të ndryshme.

Mesfushori në afatin kalimtar të janarit është lidhur me Juventusin dhe një transferim në Superligën e Arabisë. /Telegrafi/

Read Entire Article