Arsenali fiton me shumë mund ndaj Wolvesit, vazhdon si lider

10 months ago 45

Arsenali ka triumfuar 2-1 ndaj Wolverhampton Wanderers në kuadër të javës së 14-të në Ligën Premier.

Pas vetëm gjashtë minutash lojë, Gunners kaluan në epërsi me golin e Bukayo Sakas, me një asistim të Takehiro Tomiyasut.

Nuk vonoi shumë dhe Arsenali realizoi edhe të dytin, duke realizuar tani nëpërmjet Martin Odegaard (13’), ndërsa Oleksandr Zinchenko ishte asistuesi.

In command at the break 💪 pic.twitter.com/m90s7AshBT

— Arsenal (@Arsenal) December 2, 2023

Në 45 minutat e dytë, ishte një tempo më i ulët i lojës, derisa u shënua një gol.

Vendasit dominuan edhe në këtë pjesë, por që pranuan golin që i futi nën presion.

Ishte minuta e 86-të e ndeshjes kur Matheus Cunha realizoi një gol të bukur, me topin që përfundoi në këndin e epërm.

Arsenali vazhdon të jetë lider me 33 pikë, ndërsa në xhiron e 15-të do të ketë punë me Lutonin. /Telegrafi/

Read Entire Article