Arsenali fiton në udhëtim ndaj Brightonit dhe rimerr kreun e tabelës

6 months ago 5

Arsenali ka shënuar fitore me rezultat të pastër 3-0 në udhëtim ndaj Brightonit në kuadër të xhiros së 32-të në Ligën Premier.

Mysafirët e nisën këtë ndeshje me një ritëm mjaft të lartë, ku pas disa rasteve të njëpasnjëshme arritën që të gjejnë golin e epërsisë.

Fillimisht ata patën disa mundësi të mira shënimi përmes Gabriel Jesus (2’,13’, 16’) dhe Bukayo Saka (13’) por nuk ia dolën që të shënojnë.

Përpjekjet e ‘Topçinjve’ më në fund u shpërblyen kur Bukayo Saka (33’) u tregua i saktë nga penalltia për të shënuar për rezultatin 1-0.

THIRTY goal contributions this season for Bukayo Saka 🔥🌟 pic.twitter.com/Y1smBdeaPr

— LiveScore (@livescore) April 6, 2024

Edhe pjesa e dytë nisi me një dominim të plotë të Arsenalit, ku eventualisht ata shënuan dhe dy gola të tjerë për të kompletuar fitoren e madhe.

Kai Havertz u shërbye mjaft mirë në zonë nga Jorginho në minutën e 62-të për të shënuar për rezultatin 2-0.

Kai Havertz now has his most prolific Premier League season EVER after scoring his ninth in 23/24 🔴

A player reborn at the Gunners ⚽💫 pic.twitter.com/DuAtUHxvI4

— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) April 6, 2024

Golin e fundit në këtë ndeshje e realizoi Leandro Trossard (87’) i cili shënoi për rezultatin 3-0 pas asistimit të Kai Havertz.

Leandro Trossard makes it three 👀

🕊 Brighton 0-3 Arsenal 🔫#BHAARS pic.twitter.com/NIjwBRSuEF

— Mirror Football (@MirrorFootball) April 6, 2024

Me këtë fitore Arsenali ka rimarrë kreun e tabelës në Ligën Premier, teksa momentalisht udhëheq me 71 pikë, një më shumë se Liverpooli në vendin e dytë që ka 70 sosh por një ndeshje më pak të luajtur, dhe një më shumë se Manchester City në vendin e tretë që ka po ashtu 70 pikë./Telegrafi/

Read Entire Article