Arsenali hap bisedimet për transferimin e sensacionit brazilian që mban nofkën “Messinho”

5 months ago 5

Arsenali raportohet se ka hapur bisedimet për të transferuar sensacionin brazilian Estevao Willian, i cili njihet ndryshe si “Messinho”.

Sipas mediumit brazilian UOL, 17-vjeçari është bërë prioritet jo vetëm për ‘Topçinjtë’ por edhe për klubet tjera si Chelsea dhe Barcelona.

Arsenali në krahasim me dy klubet tjera ka ndërmarrë hapa konkret, pasi ka hapur bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit lidhur me transferimin e tij gjatë verës.

Willian ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 38 milionë eurosh në kontratën e tij me Palmeiras, e cila është valide deri në vitin 2026.

Drejtori sportiv i Arsenalit, Edu Gasper, duhet të bëjë një punë të palodhshme për të bindur yllin brazilian që të refuzojë ofertat tjera dhe t’i bashkohet projektit të Arsenalit për të ardhmen.

Willian me pozitë natyrale është sulmues i djathtë, por mund të operojë gjithashtu edhe si mesfushor ofanziv.

Ai ka fituar reputacion për shkak të aftësive të tij të jashtëzakonshme të driblimit, dhe për këtë arsye është krahasuar me Lionel Messin, pasi ka kreativitetin dhe gjakftohtësinë e argjentinasit para portës.

Willian ka bërë 14 paraqitje për ekipin e parë të Palmeiras deri më tani këtë sezon, duke shënuar tre gola ndërsa po aq gola ka edhe për grupmoshat U17 të Brazilit./Telegrafi/

Read Entire Article