Arsenali ta harrojë Mohamed Salahun, lojtari më i rrezikshëm i Liverpoolit ka 7 gola dhe 2 asistime kundër tyre

8 months ago 13

Kur Arsenali të presë Liverpoolin të dielën, ylli i këtyre të fundit, Mohamed Salah nuk do të jetë në fushë.

Egjiptiani mori një dëmtim në Kupën e Kombeve të Afrikës që po mbahet në Bregun e Fildishtë.

Megjithatë, Reds kanë një tjetër lojtar me një rekord të jashtëzakonshëm kundër Arsenalit – Diogo Jotan.

Në 10 takime me Topçinjtë me fanellën e Liverpoolit, Jota ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë dy asistime.

Ai ka qenë efektiv në Emirates Stadium, ku ka shënuar pesë herë, duke përfshirë një dygolësh në gjysmëfinalen e Carabao Cup dy vjet më parë.

Më shqetësuese për Arsenalin është forma e fundit e Jotas, pasi 27-vjeçari ka shënuar 9 gola në 10 ndeshjet e fundit.

Dyshja e Arsenalit, Gabriel dhe William Saliba, duhet të jenë syçelë për ta ndalur portugezin. /Telegrafi/

Read Entire Article