Arteta i nervozuar pas humbjes nga Newcastle: I turpëruar për atë që ndodhi në këtë ndeshje

11 months ago 30

 Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë se i vjen turp për atë që ndodhi në ndeshjen e skuadrës së tij ndaj Newcastle United, e vlefshme për xhiron e 11-të të Ligës Premier.

Ndeshja u vendos nga goli i Anthony Gordon në minutën e 64-të në një situatë shumë të diskutueshme që u rishikuar gjatë në VAR.

Në rishikimin e rastit, fillimisht u dyshua për top jashtë loje, pastaj për ndërhyrje të parregullt e në fund edhe për pozitë jashtë loje. Pas gjithë këtyre goli u pranua.

“Nëse ishte një skuadër e meritonte fitoren sot, ishte Arsenali. I turpëruar për atë që ndodhi sot – se si u pranua goli, në Ligën Premier – në këtë ligë që themi se është më e mira në botë”.

“Jam qe 20 vjet në këtë shtet dhe tani ndihem i turpëruar”.

🚨 Mikel Arteta’s full interview. pic.twitter.com/qfrMuvwCq6

— Eduardo Hagn (@EduardoHagn) November 4, 2023

“Rezultati (referimi) nuk është as afër nivelit që kjo ligë duhet ta ketë dhe për mënyrën se si garohet. Nuk është mjaftueshëm. Më vjen turp që jam pjesë e kësaj”, ka thënë Arteta pas ndeshjes.

Arsenali pas humbjes mbetet i treti në renditje me 24 pikë pas 11 ndeshjesh. /Telegrafi/

Read Entire Article