Arti në zi! Cekja i Beratit: Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë s’i vjen më si Zef Deda, simbol i humorit!

10 months ago 19

Mes pikëllimit Sejfulla Myftari, i njohur si Cekja i Beratit, tregoi njohjen e tij të hershme me aktorin Zef Deda, i cili u nda dje nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Në një lidhje telefonike për News24, Cekja tha se në takimin e fundit kishte kujtuar kontributin e tij në art.

“Është humbje e madhe për humorin shqiptar, për mbarë Shqipërinë. Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë nuk i vjen më si Zef Deda, simbol i humorit shqiptar. Me Zef Dedën kam kujtime të jashtëzakonshme. U prehtë në paqe.”, pohoi ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article