Asani: Prisni super gola nga unë edhe në Euro 2024

11 months ago 19

Jasir Asani ishte një nga më meritorët për kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024, duke sjell fitore me golat e tij.

Sulmuesi theksoi se do të shënojë gola të bukur edhe në Euro 2024, ndërsa shtoi se pa tifozët asgjë nuk do të ishte e mundur.

“Jam shumë i lumtur sepse kemi gëzuar tifozët kudo që janë, pa ndihmën e tifozëve do të ishte e vështirë. Kemi sakrifikuar dhe kemi dhënë shpirtin”.

“As që bëhet fjalë që do të shënoj supergola edhe në Evropian, por kemi një ndeshje tjetër të hënën”.

“Do të ishte mirë që në një moment gjatë ndeshjes të pasoja te Hysaj, por kisha hapësirë për të goditur dhe provova portën. Megjithatë, jam i lumtur që u kualifikimin”, ka thënë Asani. /Telegrafi/

Read Entire Article