Policia ka asgjësuar 980 bimë narkotike kanabis në një zonë të pyllëzuar të Skraparit, në fshatin Novaj.
Policia ka mundur të identifikojë dhe vërë në pranga dy autorët e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike. Gjithashtu, janë sekuestruar 2 radio marrëse-dhënëse që u gjetën në banesat e tyre.
Po ashtu, kryetari i fshatit Novaj dhe inspektori i shërbimit pyjor të kësaj zone janë proceduar penalisht, për shpërdorim të detyrës.
Gjatë të gjitha fazave të operacionit “Tomorri”, janë asgjësuar 2105 bimë narkotike kanabis, janë arrestuar 5 persona, është shpallur në kërkim 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë.