Buxheti 2025, Xhixho: Nga pensionet te arsimi e shëndetësia, nuk ka asnjë rritje fondesh. Paratë po shkojnë te PPP dhe oligarkët…

2 hours ago 29

Deputetja Erisa Xhixho, zv. Presidente e PL-së, tha në rubrikën “Opinion” në News24, tha se miratimi i buxhetit në Kuvend është momenti më i rëndësishëm për qytetarët.

Ajo tha se ky projektbuxhet nuk sjell asgjë të re, pasi 8.2 mld euro nuk shkojnë për arsimin, shëndetësinë, por për PPP dhe inceneratorët fantazëm.

“Duke marrë që nga buxheti i arsimit, do të kemi më të ulëtin në Rajon. Kërkimi Shkencor ka 0.06 % buxhet, ndërkohë që u kërkua që të shkonte të paktën 0.3 %. Nuk kemi asnjë rritje investimi për sistemin arsimor, këtu kam parasysh qoftë aspektin dixhital ashtu edhe infrastruktor. Në të gjithë zërat ose kemi ulje drastike, ose janë ruajtur kuotat siç ishin”, tha Xhixho.

Ajo tha se 1.3 mld lekë shkojnë për inceneratorin fantazëm që nuk ekziston. “Kemi shtesa në fondet që paguhen konçensionet për Sterilizimin apo Check Up. Të gjitha lekët në këtë buxhet janë të drejtuara jo në drejtim të qytetarëve, por PPP-ve”, tha Xhixho.

Sipas saj, nuk ka asnjë rritje për sistemin e shëndetësisë, fondi është 2.5 % e GDP-së.

Xhixho tha se po kështu fondet për fermerët nuk ndryshojnë, aq sa ishin do të jenë, çka do të thotë se nuk do të ketë mbështetje për ta.

“Në kohë krize, një qeveri e përgjegjshme merr masa për uljen e TVSH, ndërsa këtu nuk ulet dhe kemi çmime katastrofike”, tha Xhixho.

Duke folur përsa i takon pensioneve, deputetja e PL-së u shpreh patëm një indeksim qesharak prej 4.1 % për pensionistët.

“Dhe në buxhetin e 2025 nuk ka rritje pensionesh, por thjesht një indeksim qesharak. Pensionistët duhet të jenë të qartë se para ka, por ato nuk shkojnë për rritjen e pensioneve, por për oligarkët dhe ata që përfitojnë nga PPP”, tha Xhixho.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article