Asllani: Egnatia na vuri në vështirësi

1 year ago 29
Reklamë
16:00 14/08/2023

“Ishin skuadër fizike, luftonin në çdo top”

Egnatia e humbi me rezultatin 4-2 miqësoren me Inter e luajtur mbërmjen e së dielës në Ferrara. Një paraqitje e mirë e skuadrës së drejtuar nga Edlir Tetova që u gjend edhe në avantazh. Portieri Alen Sherri shmangu gola të sigurtë, por në minutat e fundit Inter përmbysi rezultatin. Kristjan Asllani pas sfidës e vlerësoi lojë e zhvilluar nga skuadra shqiptare.

“Të themi të vërtetën na vendosi pak në vështirësi, por objektivi ynë ishte që të gjithë të kishin minuta. Ishte një skuadër shumë fizike që luftonte për çdo top, e nisën mirë, por u treguam të zotë që e kthyem situatën.”

Gjithsesi mediat italiane patën rezerva për gjykimin. 11-metërshi i akorduar për Lautaro Martinez u vlerësua si jo i drejtë për “Tuttosport”. Kjo ishte edhe një vitrinë për futbollistët e Egnatia, pasi luanin përballë ekipit finalist të Champions League.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article