LDK dhe AAK: Drafti nuk mund të pranohet, krijohet autonomi
Opozita në Kosovë nuk e pranon draftin për asociacionin e komunave me shumicë serbe. Sipas deputetëve të partive të opozitës drafti i propozuar krijon autonomi në veri të vendit.
“Flitet për një autonomi në pjesë veriore të Mitrovicës dhe nuk pritet gjë më e mirë prej qeverisë Kurti ashtu edhe në bisedimet e Ohrit në deklarimet e tyre në Kuvendin e Republikës së Kosovës e kanë pranuar se serbët e kanë një lloj autonomie dhe secila parti që ka qenë në pozitë ka mundur të sjellë një statut të tillë që ju sigurohet autonomia serbëve në veri.”
“Është kundërkushtetuese dhe krijon një autonomi territoriale për serbët. Mendoj që kjo ka ardhur për moskoordinimin mes maxhorancës dhe opozitës dhe mendoj se qeveria Kurti mban përgjegjësi për këtë draft statut.”
Për opozitën në Prishtinë fjalën e fundit për këtë çështje duhet ta japë gjykata Kushtetuese
“Përpos gjykatës Kushtetuese që mund ta hedh poshtë, qeveria nuk ka të drejtë që të ndryshojë por vetëm të mos ta pranojë dhe mops ta çojë në gjykatë Kushtetuese dhe mos të implimentojë. Këto janë ato që kanë mbetur, por shpresoj që gjykata Kushtetuese do ta japë mendimin e saj.”
Për këtë çështje pak ditë më parë presidentja Vjosa Osmani ftoi në takim krerët e partive të opozitës, takim i cili nuk u zhvillua. Pavarësisht kësaj Osmani tha se ftesa për opozitën mbetet e hapur.
Klan News
Të ngjashme