Apeli i Posaçëm ka shpallur fajtor avokatin Alban Bengasi, i cili në dëshminë e të penduarit të drejtësisë Altin Dumani theksohet se ka kërkuar dhunimin barbar e më pas eliminimin fizik të ish-bashkëshortes së tij.
“Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
- Ndryshimin e Vendimit nr. 31, datë 09.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Z. A.B. për kryerjen e verës penale të parashikuar nga neni 130/a paragrafi i parë në lidhje me nenin 28 paragrafi i katërt dhe nenin 334 pika 1 të Kodit Penal, duke caktuar si dënim masën prej 7 vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Z. A.B. për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga paragrafi i dytë i nenit 333/a të Kodit Penal, duke caktuar si dënim masën 3 vjet burgim.”, thuhet në njoftim.
Në total, Bengasi është dënuar me 7 vite burg, por sipas gjykimit të shkurtuar dënimi përfundimtar është 4 vjet dhe 8 muaj burgim./vizionplus.tv