“Ata që duan të bëjnë një rrugë e dy punë…”, Rama tregon se kur ka komunikuar për herë të fundit me Arben Ahmetajn

1 year ago 48

Kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk ka dijeni se ku ndodhet ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili është shpallur në kërkim nga drejtësia për çështjen e inceneratorëve.

Në emisionin “Opinion”, Rama tha se me Ahmetaj ka komunikuar për herë të fundit para shumë kohësh.

Sakaq kreu i qeverisë theksoi se çdo zyrtar që përfshihet në afera korruptova nuk do e ketë mbrojtjen e qeverisë apo të PS.

Pjesë nga intervista:

Kush është Ahmetaj?

Rama: Ish, nuk e di.

Keni dijeni se ku ndodhet?

Rama: Fare!

Kur keni komunikuar për herë të fundit?

Rama: Shumë kohë më parë.

A kishit dijeni për lidhjet e tij me bosët e inceneratorëve? E keni mohuar gjithmonë..

Rama: Çfarë të kamë thënë e them prapë. Aferat nuk janë pjesë e qëllimit të përbashkët, as e planit të punës dhe as e gjithë e atij mundit të bërë. Nuk janë aferat që e kanë plotësuar Elbasanin, por ajo gjëja atje. Nën një punë të përbashkët, ata që duan të bëjnë një rruge dy punë, atëherë rrugët ndahen. Aferat korruptive brenda asaj pune të madhe është një aferë korruptove që po merret një organ që e kemi krijuar pikërisht për këtë punë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article