Atentati në Vlorë/ “Qëllimi i vrasjes ishte…”, ish-drejtuesi i Policisë: Grupet kriminale po stërvitin adoleshentë për të kryer ekzekutime

9 months ago 21

Ish-Drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit Arben Hajdarmataj i ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar atentatin e kryer mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku viktimë mbeti një 22-vjeçar.

Ai u shpreh se vrasja mund të jetë kryer për shkaqe hakmarrjeje duke marrë parasysh inkriminimin e të atit të viktimës dhe një atentat të kryer më herët ndaj xhaxhait të tij.

Sipas tij atentati ka qenë i mirëorganizuar dhe vrasja është kryer nga profesionistë me pagesë.

Hajdarmataj theksoi se grupet kriminale sot po stërvitin të rinj dhe adoleshentë për të kryer vrasje të kësaj natyre.

“Unë jam i mendimit se nëse ka dalë pista e ngatërresës së objektivit, ky i fundit duhet të jetë brenda familjes. Inkriminimi i babait të tij dhe atentati i mëparshëm ndaj xhaxhait mund të kenë lidhje. Mosha e re e tij përjashton deri në një farë mase pistën e lidhjes me krimin, sa të jetë aq problematik dhe të jetë objektiv për aktivitetin e tij personal. Për shkak të hakmarrjes, mund të ketë qenë objektiv. Qëllimi i grupit kriminal mendoj se është vetëm hakmarrja.

Atentati është i mirëorganizuar dhe gjithçka është bërë e llogaritur. Viktima është ndjekur. Unë medoj se objektivi është brenda fmailjes. Sa i përket shumës, është te mënyra e realizimit. Makina dhe armët nuk janë aq të kushtueshme, por ka qenë siguria që ka kërkuar grupi. Është patjetër një vrasje me pagesë e kryer nga profsionistë.

Kjo nuk ka të bëjë me ish-përdorues të armëve të tilla. Sot grupet stërvisin adoleshentë për të realizuar krime të tilla. Nëse do të marrim ish-punonjës policie apo efektivë të tjerë, janë një numër i pakët jashtë shërbimi”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article