Atlanta tallet Messin dhe Inter Miamin pasi i mposhti me manita

1 year ago 41
Reklamë

Inter Miami ka pësuar humbje pas dy muajve që kishin vetëm fitore dhe barazime.

Atlanta United ka arritur fitore spektakolare ndaj Inter Miamit me rezultat 5-2.

Por deri te humbja Inter Miami erdhi pasi shtatë herë futbollisti më i mirë në botë Lionel Messi nuk u paraqit në këtë ndeshje shkaku i një lëndimi muskulor.

E pas ndeshjes, Atlanta United ka bërë shaka në rrjetet sociale me Inter Miamin dhe me mungesën e Lionel Messit në sfidën e mbrëmshme.

Tell ‘em to bring the whole squad next time 👋#WeAreTheA pic.twitter.com/AD9KriEb9Y

— Atlanta United FC (@ATLUTD) September 16, 2023

“I thoni atyre që të sjellin të gjithë skuadrën herën tjetër”, ka shkruar Atlanta në rrjetet sociale duke iu referuar mungesës së Lionel Messit.

Vetëm disa javë më parë në Kupën e Ligës, Inter Miami me Leo Messin në skuadër kishte mposhtur Atlantan me rezultat të thellë 4-0 me argjentinasin që shënoi dy gola. /Telegrafi/ 

Read Entire Article