Atletico Madrid po planifikon lëvizjen surprizë të verës, interesohet për veteranin e Barcelonës

7 months ago 12

Barcelona dhe Atletico Madridi kanë kryer disa transaksione gjatë viteve, teksa lojtarët si Luis Suarez, David Villa dhe Antoine Griezmann, që të gjithë janë larguar nga Barcelona në favor të transferimit tek ekipi i Diego Simeones.

Një tjetër transferim i tillë mund të ndodhë këtë verë, në atë që do të cilësohej si ‘lëvizje shokuese’ për tifozët e futbollit.

Bëhet fjalë për Robert Lewandowskin i cili momentalisht është në një formë fantastike, dhe për pjesën më të madhe të aventurës së tij me Barcelonën, ai ka regjistruar statistika mbresëlënëse.

Sidoqoftë, duke marrë parasysh faktin që ai është 35-vjeçar dhe ka një pagë jashtëzakonisht të lartë, figura të rëndësishme brenda klubit do dëshironin që ai të shitet.

💣🚨 BREAKING: We’ll have to pay attention this summer between FC Barcelona and Atlético Madrid for Robert Lewandowski.

The Catalan club is eager to get rid of the Polish player.

There’s an operation that could facilitate his departure.

[🥇: @rubenuria via @Objetivoatleti] pic.twitter.com/7jdKV6SFx7

— Atletico Universe (@atletiuniverse) March 19, 2024

Kjo ka bërë që të ekzistoj një mundësi e transferimit të tij tek Atletico në verë sipas gazetarit Ruben Uria, i cili ka pretenduar se polaku mund të jetë i gatshëm për çmimin e duhur.

Atletico Madridi me shumë gjasë do të synojë transferimin e një tjetër sulmuesi, duke marrë në konsideratë se Memphis Depay, Alvaro Morata dhe Angel Correa që të tre mund të shiten.

Megjithatë, Lewandowski do të ishte një përforcim i diskutueshëm duke marrë parasysh pagën e tij të lartë, por në rast se drejtuesit e klubit madrilen bëjnë ofertën e duhur, Barcelona do të pajtohej me shitjen e tij./Telegrafi/

Read Entire Article