Atmosfera e festave të fundvitit në qytetet amerikane

10 months ago 22
11:34 15/12/2023

Dekori dhe një sërë aktivitetesh kanë sjellë gëzim tek qytetarët

Shumë qytete amerikane po përgatiten për festat e fundvitit.

Atmosfera festive ndjehet kudo veçanërisht në dyqanet e Nju Jorkut të cilat janë zbukuruar me qëlllimin për të tërhequr dhe kënaqur sa më shumë klientë.

Pema e Krishtlindjes, një bredh norvegjez 24 metra i lartë i stolisur me më shumë se 50,000 drita LED shumëngjyrëshe zbukuron qendrën Rockefeller.

Edhe Los Anxhelosi është ndriçuar për sezonin e festave duke sjellë në qytet një atmosferë tërrësisht tjetër.

Në Beverly Hills, dritat dhe dekorimet e Krishtlindjeve ndriçuan rrugën ikonike të Rodeo Drive ndërsa një flamur izraelit ishte ekspozuar jashtë bashkisë së qytetit si shenjë mbështetjeje për luftën e Tel Avivit në Gaza.

Ndërkohë në qendër të Çikagos çdo natë, pista e patinazhit Millennium Park mbushet me njerëz që shijojnë atmosferën festive ndërsa bëjnë patinazh me pemën 45 metra të lartë të Krishlindjes në sfond.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article