Automatik, krehër e municione luftarake në banesë, pranga 61-vjeçarit në Tiranë

8 months ago 13

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Kutreq”. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 4

Iu gjetën armë zjarri automatik, krëhër e municion luftarak, si dhe një mjet prerës thikë, në banesë, arrestohet në flagrancë 61-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kutreq”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S. A., 61 vjeç, banues në Kutreq, Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e 61-vjeçarit, në fshatin Kutreq, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatik, krehër e municion luftarak, si dhe një mjet prerës thikë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article