Dy persona mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti që ndodhi mesditën e sotme në aksin Korçë-Bilisht. Gazetarja Lorena Kodra, referuar burimeve zyrtare nga policia, bëri të ditur për Balkanweb, se shkak i aksidentit ishte humbja e kontrollit mbi mjetin tip Ford, nga drejtuesi.
Korçë/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri I. M., të cilët u dërguan për mjekim në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb