Babai i Shpendit godet portierin kundërshtar

9 months ago 20
23:34 07/01/2024

Reagimi erdhi pasi portieri dëmtoi të birin

Një episod jo i këndshëm ndodhi në fund të takimit Çezena-Olbia në Serinë C të Italisë, ku babai i Kristian Shpendit u fut në fushë dhe goditi me grusht portierin kundështar.

Sipas mediave italiane reagimi erdhi, pasi ai dëmtoi të birin gjatë një dyluftimi në fushën e lojës. Kristian Shpendi është futbollist i Kombëtares Shpresa.

Çezena rrezikon tani gjobë e deri në dënim të fushës.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article