Balla me tone të ashpra ndaj drejtuesve dhe Policisë së Fierit: Urdhrat dhe porositë i merrni nga eproret dhe ligji

9 months ago 10

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, pas analizës me drejtues të lartë të Policisë së Fierit, është shprehur me tone të ashpra për goditjen e krimit dhe vrasjeve të reja dhe të vjetra të ndodhura në këtë qark.

Në një prononcim për media ai theksoi detyrat e policisë për të realizuar zbulimin e vrasjeve, në të cilën përmendi edhe vrasjen e deputetit socialist Fatmir Xhindi në Roskovec në vitin 2009.

Balla tha gjithashtu se nga pritshmëria e rezultateve të punës së strukturave policore do të ketë edhe ndryshim ne drejtimin e tyre.

Ndër të tjera ministri i Brendshëm i ka kërkuar drejtuesve të Policisë së Fierit të mos pranojne asnjë ndërhyrje në punën e tyre.

“Me thoni një rast kur unë qoftë më parë, qoftë si Ministër t’ju kem marrë një herë në telefon. Urdhrat dhe porositë i merrni nga eproret dhe nga ligji”, tha Balla.

Top Channel

Read Entire Article