Ballkani mban gjallë shpresat për Europën

10 months ago 51
14:23 01/12/2023

Matematika mban në lojë Suharekasit për kalimin në turin tjetër të Conferenca League

Pëlzen i shkaktoi humbjen e radhës, por Ballkani mban ende gjallë shpresat për aventurën Europiane. Kampionët e Kosovës janë në lojë për tu kualifikuar më tej në Ligën e Konferencës, pasi llogaritë e vendit të dytë nuk janë mbyllur ende.

Pavarësisht se tre humbje në 5 ndeshje, 90 minuta nga fundi Suharekasit tentojnë të bëjnë mrekullinë në duelin ndaj Dinamos së Zagrebit. Pikërisht ndaj kroatëve, të cilët janë edhe rivalët e radhës, Ballkani ka fitoren e vetme Europiane deri më tani, duke shtuar urinë dhe shpresën për të vijuar rrugëtimin në kompeticionet e UEFA-s.

Ballkani do të kalonte më tej nëse në ndeshjen e 12 dhjetorit, në Zagreb do të merrte maksimumin e pikëve, ndërsa Astana nuk do të koleksiononte fitoren ndaj Pëlzen, tashmë të kualifikuar më tej. Çekët kanë treguar se janë të fortë në këtë grup, pasi kanë fituar të 5 përballjet dhe gjenden në kuotën e 15 pikëve.

Ndërkaq renditja vijon me Dinamon e Zagrebit, që në ndeshjen e radhës luan edhe për barazim, pasi numëron 6 pikë, ndërsa kazakët dhe Ballkani kanë 4 pikë, por me golavarazh më të mirë nga ana e Astanës.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article