Ballkani merr fitore minimale ndaj Vëllanzimit dhe kalon në çerekfinale

8 months ago 18

Ballkani ka arritur fitore minimale ndaj Vëllaznimit në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës.

Suharekasve i ka mjaftuar një gol për të kaluar në çerekfinale pasi pas 90 minutave rezultati ishte i ngushtë 1-0.

Ishte minuta e 41-të kur u shënua goli i parë në ndeshje, ku për vendasit realizoi mesfushori Vesel Limaj.

Me epërsinë minimale të vendasve u mbyllën 45 minutat e para të kësaj ndeshje.

Edhe në pjesën e dytë kampioni në fuqi i Kosovës dominoi, duke menaxhuar rezultatin.

Gola më nuk pati dhe të besuarit e Ilir Dajës morën fitore minimale 1-0.

Kësisoj Ballkani kalon pa shumë telashe në çerekfinale të Kupës së Kosovës. /Telegrafi/

Read Entire Article